Lajmet e fundit

Numri i të vdekurve nga një përplasje turme në qytetin juglindor të Okija në Nigeri është 22, thotë policia e vendit.
Është rasti i tretë këtë javë i njerëzve që shtypen për vdekje në ngjarje ku shpërndahej ushqim falas, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vdekjet në Okija ndodhën në një ngjarje bamirësie të shtunën, kur banorët nxituan të mbledhin donacione për Krishtlindje, duke përfshirë oriz dhe vaj vegjetal.
Në të njëjtën ditë, një tragjedi e ngjashme në një kishë katolike në kryeqytetin Abuja vrau 10 persona, ndërsa 35 fëmijë vdiqën gjatë një karnavali të mërkurën në qytetin e Ibadan.