Njihuni me 25 vjeçaren, e cila ka shpenzuar 15,000 dollarë në kirurgji kozmetike dhe tani në rrjetet sociale, po cilësohet si vajza që ngjanë me modelen Bella Hadid, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Pasi ka bërë rinoplastikë, e ka rregulluar mjekrën, Botox, ka mbushur buzët dhe mollëzat, Bunny Smith nga New York, ka të njëjtat tipare sikurse edhe supermodelja.
Edhe pse tashmë me qindra ndjekës të saj në rrjetet sociale po e krahasojnë me bukuroshen e Victoria’s Secret, Bunny planifikon që t’iu nënshtrohet edhe disa procedurave tjera, përfshirë edhe një ndërhyrje në gjoks.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.