Një tjetër sukses është arritur në sportin e xhudos, saktësisht në garën Asian Open në Kuvajt.
Shpati Zekaj ka arritur të stoliset me medaljen e argjendtë në këtë garë, si dhe ka shënuar edhe pikë olimpike.
Selektori i Kosovës, Driton Kuka, pas suksesit të Zekajt, ka thënë se i riu ka ende shpresa për kualifikim për Lojëra Olimpike.
“Kupa Botërore në Kuvajt ishte garë testuese për Shpatin, Riosin, Deborën dhe Fatjonën që së shpejti të bashkohen me ekipin elitar! 4 garues 3 medalje me perfomancë solide dhe me pasqyrë të duhur për mua për të ngritur formën e tyre! Medalja e Shpatit, e para sivjet për meshkuj në Kupat Botërore kualifikuese për xhudon! Ecim tutje”, tha ndër të tjera Kuka.
Tutje, ai tha se Botërori i Xhudos fillon për një javë, ndërsa shfaqi shpresën për medalje edhe atje.
Toni Kuka tha se xhudoja po vazhdon që imazhin e Kosovës ta rrisë dhe prezantojë me dinjitet në çdo shtet të rruzullit tokësor.
“Gjithmonë e përjetë - Kosova mbi të gjitha”, potencoi Kuka. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.