Kantautori Shpat Deda, të premten do të lansojë këngën dhe videoklipin e ri të quajtur “Ninullë”.
Kjo është kënga më e re e Dedës i cili gjithashtu dha sinjalizim për fillimin e projekteve të reja këtë vit dhe në vitin 2018.
“Ninullë” është me tekst dhe komponim të vet Shpat Dedës, kurse aranzhmanet, produksioni dhe incizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin në Studio C në Prishtinë.
Gjithashtu për këtë projekt të Dedës kanë bashkëpunuar edhe Nesim Maxhuni në tupana dhe Fatjon Miftari në klaviaturë. Masterizmi i këngës është bërë në studion Alshar në Maqedoni.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.