Këngëtari Shpat Deda vjen me një turne koncertesh bashkë me mjeshtrin dhe multi-instrumentistin Visar Kuçi dhe muzikantin dhe producentin e njohur Tomor Kuçi me një format krejtësisht të ri.
Gjatë turneut të titulluar "Muzikë n’Teatër", poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor e dërgon për herë të parë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.
Aranzhuar enkas për këtë turne mes fizarmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e albumit 'Rrugës' marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj.
Turneu "Muzikë n’Teatër" mbahet në 6 qytete të ndryshme të Kosovës. Ai nis në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), Prishtinë, Teatrin Adriana, Ferizaj, Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu”, Gjakovë, Teatrin e Qytetit “Muharrem Qena”, Mitrovicë, Teatrin e Qytetit, Vushtrri dhe Teatrin e Qytetit, Gjilan.
https://www.youtube.com/watch?v=0xBJb8H7o8U
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.