Kur këtë verë u zbulua se Universiteti i Birmingham ka fragmente nga Kurani më i vjetër në botë, u bë kryelajm në secilën prej medieve ndërkombëtare.
Në fillim dukej si e pamundur për t’i mbledhur gjitha pjesët për një tërësi, transmeton Klan Kosova.
Por menjëherë ngriti pyetjet edhe më të mëdha në lidhje me origjinën e këtij dorëshkrimi të lashtë.
Tani ka sugjerimi nga Gjiri Persik se zbulimi mund të jetë edhe më spektakular se sa u mendua në fillim.
Kjo është një bashkim i mistershëm i enigmës botërore.
Disa nga pjesët tashmë janë zgjidhur.
Si duket fragmentet të gjetura në Unviersitetin e Brimingham janë të vjetra rreth 1,370 vjet dhe besohet se në fillim janë mbajtur në xhaminë më të vjetër në Egjipt, Amr ibn al-As në Fustat.
Akademikët besojnë që fragmentet e Kuranit të gjetura në Birmingham përkojnë me fragmentet që janë gjetur në Biblotekën Ndërkombëtare të Francës (Bibiotheque Nationale de France).
Kjo biblotekë duke u bazuar në ekspertizën e Francois Deroche, që është historian i Kuranit dhe akademik në College de France, konfirmon se fletët e gjetura në Paris janë pjesë e të njëjtit Kuran të gjetur në Birmingham.
Alba Fedeli, që është studiuesja e parë që identifikoi fragmentin në Birmingham është e bindur se të njëjtin përkojnë me të gjeturën në Paris.
Gjetja është se origjina e dorëshkrimeve në Paris është e njohur se më parë ka qenë në xhaminë në Egjipt, Amr Ibn al-As në Fustat.
Pjesa nga Kurani që gjendet në Francë është sjellë në Evropë nga Asselin de Cherville, që ka shërbyer si zëvendës konsull në Egjipt, kur vendi ishte nën kontrollën e ushtrisë së Napoleonit në fillim të shekullit XIX-të.
Prof Deroche thotë se e veja e Asselin de Cherville ishte përjekur për ta shitur këtë dorëshkrim të vjetër islam në Biblotekën Britanike në vitet 1820-të, mirëpo ato kanë përfunduar në Biblotekën Kombëtare në Paris, ku edhe kanë mbetur që nga ajo kohë.
Por pyetja shtrohet se si pjesa tjetër e Kuranit shkoi në Birmingham?
Prof Deroche shprehet se në vitet e fundit të shekullit XIX-të, dorëshkrimet ishin transferuar nga xhamia në Fustat për në Kombëtar në Kairo, transmeton Klan Kosova.
Më pas këto janë shitur dhe rishitur deri në vitet 1920 kur ato janë marrë nga Alphonese Mingana dhe u sollën në Birmingham.
Por ajo që mbetet më e diskutueshme është koha e dorëshkrimit në Birmingham.
Çfarë është me të vërtetë befasuese për të dorëshkrimin e gjetur në Birmingham është se shënimet me radikarbon datojnë në mes të viteve 568 dhe 645.
Meqë Profeti Muhamed ka vdekur në vitin 632 kjo i bie të jetë 13 vjet pas vdekjes së tij.
Profesori i krishterimit dhe islamit në Universitetin e Birmingham, David Thomas, se dorëshkimet janë të në fillet e islamit.
“Personi që e ka shkruar duhet ta ketë njohur Profetin Muhamed”.
Por datat e hershme e vënë në kundërshti gjetjen e akedemikëve, të cilët analizën e tyre e kanë bazuar në stilin e të shkruarit.
Mustafa Shah, nga Departameti i Studimeve Islame në Shkollën Orientale dhe Studimeve Afrikane në Londër, që është i bindur se nga “provat grafike” siç janë ajetet e ndara në formë gramatikore tregojnë se këto dorëshkrime janë më të vonshme.
Sipas tij stili i të shkruarit dhe rregullat gramatikore kanë ndryshuar dhe në bazë të saj ai argumenton se dorëshkrimi i gjetur në Birmingham nuk është i kohës kur ka jetuar Muhamedi, pra është më i vonshëm.
Por stafi i radikarbonit në Universtetin e Oksfordit, është i bindur se të gjeturat e tyre janë të sakta, pra që këto dorëshkrime datojnë në ato vite.
Hulumtuesi David Chivall, është shprehur se saktësia në këtë metodë është përmirësuar shumë viteve të fundit.
“Ne jemi të bindur se datat janë të sakta”, u shpreh Chivall.
Megjithëse opinionet akademike mund të ndryshojnë, Shah shprehet se deri në vitet 1990 pikëpamja kryesore e akademikëve perëndimor ishte se nuk ekziston asnjë version i plotë i Kuranit deri në shekullin e VIII-të.
Mirëpo hulumtuesit e kanë dëshmuar se “është krejtësisht e kundërta” dhe siguruar më shumë mbështetje për traditën myslimane dhe historinë e Kuranit.
Megjithëse dorëshkrimi në Paris, mund të ndihmojë për të zgjidhur enigmën ajo ende nuk është testuar nga radikarboni për të dëshmuar se edhe kjo pjesë i përket të njëjtës periudhë kohore.
Çka nëse periudha kohore e dorëshkrimeve të gjetura në Universitetin e Birmigham është e vërtetë, pra që datojnë në mes të viteve 568 dhe 645?
Drejtori i Fondacionit Muhammed bin Rashid Al Maktoum, Jamal bin Huwareib, beson se dorëshkrimet në Birmingham janë pjesë e versionit të parë të Kuranit të mbledhur nga Ebu Bekri, kalifi mysliman që ka sunduar në mes të viteve 632 dhe 634.
“Është zbulimi më i rëndësishëm për botën myslimane”.
“Unë besoj që ky është Kurani i Ebu Bekri” , u shpreh Huëareib që së fundmi e ka vizituar Birmingham që t’i ekzaminoj dorëshkrimet.
Sipas tij ky zbulim do të bëjë revulocion në botën islamike.
Tekstin e përgatiti Klan Kosova
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.