Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shqipërisë, pas një konflikti në Fieri.
Sipas policisë, i riu ka qëlluar me pistoletë në ajër me qëllim kanosjen në afërsi të banesës të personit me të cilin ka pasur konflikt, Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.
Bëhet e ditur se konflikti mes këtyre dy persona ka ndodhur në një lokal në fshatin Dushk të Fierit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.