Lajmet e fundit

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ceremonia finale për shpalljen e “Miss Universe 2018”, ku prezentë ishin 94 vajza nga vende të ndryshme.
Fituesja e këtij çmimi ishte Catriona Grey nga Filipinet, e cila u bë filipinasja e katër që mori në shtëpi kurorën dhe titullin e fitueses, njofton Klan Kosova.
Pjesë e kësaj gare të madhe ishte edhe Shqipëria, që përfaqësohej nga modelja Trejsi Sejdini, e cila në votimet online ishte pretenduesja kryesore për çmimin.
Ndërsa në anën tjetër vëmendjen më të madhe e mori modelja nga Spanja, Angela Ponce, që ishte konkurrentja e parë transgjinore në historinë e këtij eventi.
https://twitter.com/twitter/statuses/1074500201258180608
