Lajmet e fundit

Studentja malajzese e akuzuar për shpenzime të 4.6 milion dollarë në sende të luksit, pasi banka Westpac gabimisht i dha në llogarinë e saj një ‘’overdraft’’ është shpallur e pafajshme.
Christine Jiaxin Lee, arriti në qendrën Downing Court Sydney këtë të martë, e veshur me një palë xhinse dhe këpucë të bardha, përcjellë Klan Kosova.
Avokati i 21 vjeçares, Hugo Aston, ka thënë se ata janë të fuqishëm për të mbrojtur akuzat e marrjes së pandershme financiare, mashtrimeve të qëllimshme që kanë të bëhnë me të ardhurat e krimit.
Përfaqësues nga banka Westpac, ishin poashtu në gjykatë për të vëzhguar këtë çështje.
Matt Tregoning, nga zona e hetimeve të bankës tha se ‘’shpresonte të shihte drejtësi’’, përcjellë Klan Kosova.
Zonjusha Lee, u pa në gjykatë këtë të martë, e veshur me përplot rroba luksi, derisa u largua nga salla me përplot energji.
Ajo u arrestua në maj nga zyrtarë të emigracionit në Aeroportin e Sydney pasi ajo u përpoq të udhëtonte në një fluturim për në Malajzi, përcjellë Klan Kosova.