Pas konkursit të shpallur më 15 korrik 2016, artistët e përzgjedhur nga personalitete artistike të UNIDEE, “Cittadellarte” 2016 që përfitojnë dy bursat nga Ministria e Kulturës Shqiptare, janë Bib Frrokaj dhe Lek Gjeloshi, shkruan Kultplus.
Bib Frrokaj dhe Lek Gjeloshi janë fitues të Programit Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” ,Torino , Itali. Ky program realizohet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë në kuadër të një bashkëpunimi intensiv me Fondacionin “Pistoletto” (Biella, Itali).
Ministria e Kulturës institucionalizon dhe mundëson për herë të parë të drejtën e pjesëmarrjes së artistëve të rinj shqiptarë në Programin Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” Torino Itali, i cili do të zhvillohet në datat 10-21 tetor 2016.
Pas konkursit të shpallur më 15 korrik 2016, artistët e përzgjedhur nga personalitetet artistike të UNIDEE, “Cittadellarte” 2016 që përfitojnë dy bursa nga Ministria e Kulturës Shqiptare janë Bib Frrokaj dhe Lek Gjeloshi.
Sipas komisionit përzgjedhës artistët kanë përgatitjen artistike dhe përvojën e duhur profesionale për të ndjekur aktivitetet trajnuese të planifikuara në Cittadellarte dhe Art House, Shkodër.
Programi Rezidencial Ndërkombëtar “Cittadellearte” ,Torino , Itali, zbatohet në kuadër të Protokollit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Torinos për bashkëpunimin dypalësh në fushat e artit dhe kulturës nënshkruar në datën 11 dhjetor 2015.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.