Lajmet e fundit

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet tek ish-klubi i dikurshëm. Por tash vetëm si kundërshtarë, pasi shorti i Champions League për fazën e grupeve do të vë përballë këto skuadra në grupin A, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Malmo dhe Shakhtar Donetsk.
Kështu përfaqësuesi i Suedisë do të përballët me klubin në të cilën e kishte filluar karrierën profesionale si 17 vjeccar.
Ibrahimovic ishte larguar nga Malmo në vitin 2011 kur kishte kaluar në Ajax dhe më pas nga aty te skuadrat më të mëdha evropiane, si: Juventus, Inter, Milan dhe Barcelona.
33 vjeçari edhe pse ka luajtur me këto klube nuk e ka fituar asnjëherë titullin e Champions League, kështu që rrugëtimin drejt këtij trofeu, sëbashku me PSG, i duhet ta fillojë edhe përballë ish-skuadrës, Malmo, transmeton Klan Kosova.