Lajmet e fundit

Besnik Hasi me shumë gjasa do jetë trajneri i vetëm shqiptar që mund të luajë në grupet e Ligës së Kampioneve, pasi skuadra që ai drejton Legia Varshavë pati bujarinë e shortit teksa në Play-Off do të luajë kundër kampiones së Irlandës, Dundalk, skuadra me koeficent më të ulët në këtë fazë eliminatore të këtij aktiviteti madhor.
Hasi mori drejtimin e skuadrës në Qershor dhe një nga objektivat e tij kryesorë ka qënë pikërisht kalimi në fazën e grupeve, fazë që Legia ka 12 vite që nuk e shijon. Legia eliminoi në turin e dytë boshkanjët e Zrnski Mostar, ndërkohë që në turin e tretë kaluan Trencin e Sllovakisë. Legia i ka siguruar tanimë grupet e Europa Ligës, por sigurisht që pasi mësuan emirin e kundërshtarit ata duan të marrin në grupet e Champions. Hasi më parë e ka provuar shijen e Championsit me Anderlehtit, ndërsa tani dëshiron polakët në këtë emocion, raporton Supersport.al, përcjellë Klan Kosova.