Lajmet e fundit

“Kam një lidhje speciale me Julianin. Në klub ai erdhi në fushë më mua si një maskotë dhe unë menjëherë e vura re këtë lidhje të bukur që e kam me të”.
“Jualiani është vërtetë një djalosh që i tërheqë njerëzit, që sjellë buzëqeshje dhe qesh me shumicën. Ti vetëm duhet të luash me të, nuk ka alternativë tjetër”.
“Kur ndonjëherë je pa diskonim pas ndeshjes ose nëse je duke kaluar nëpër ndonjë fazë të keqe jetësore, ai të jep energji pozitive kur e sheh dhe i harron të gjitha brengat”.
“Ai është djaloshi që më jep shumë fuqi”, deklaron Xhaka në videon e postuar, ku shihet se si ai dhe Juliani argëtohen së bashku.
https://www.instagram.com/p/BvQxG2vA3qP/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again&fbclid=IwAR2oETywbRLblS292s7ENWfIOPI9XVHniwMmBibIgD7pExtCP_rTul4Z3s8
Për këtë arsye, kosovari i bëri një surprizë mikut të tij në Londër, duke i dhuruar edhe një fanellë të klubit të tij dhe këtë veprim sipas tij e bëri për ta falënderuar për energjinë pozitivë që ky fëmijë po i jep.