Lajmet e fundit
Në shfaqje luajnë aktorë tashmë të njohur në skenën tonë teatrore, përfshirë këtu Luan Jahën, Arta Selimin, Armend Ismajlin, Florist Bajgorën dhe Tristan Halilajn nga Shqipëria.

Shfaqja "Shopping and fucking" me skenar të britanikut Mark Ravenhill dhe me regji të Fatos Berishës do të udhtojë për në Teatrin Kombëtar të Tiranës, më 26 qershor.
Në shfaqje luajnë aktorë tashmë të njohur në skenën tonë teatrore, përfshirë këtu Luan Jahën, Arta Selimin, Armend Ismajlin, Florist Bajgorën dhe Tristan Halilajn nga Shqipëria.
"Shopping and Fucking" trajton çështjet e ndjeshme të përfshirjes së grupit LBGT në shoqëri, konsumerizmin, dhunën seksuale dhe homofobinë.
Kjo shfaqje ishte premiera e parë e Teatrit Kombëtar të Kosovës për vitin 2015 dhe u dha më 17 janar, duke u pasuar nga dy repriza më datat 18 dhe 19./KultPlus.com