Lajmet e fundit

Roma thuhet se e ka transferuar sulmuesin e Genoa-s, Eldor Shomurodov në huazim me detyrim për ta blerë për 16 milionë euro plus bonuse.
Raporte të shumta përfshirë Sky Sport Italia pretendojnë se marrëveshja është bërë pasi negociatat përparuan me shpejtësi sot.
Do të jetë një huazim me detyrim blerjej në total prej 16 milionë euro plus bonuse, ky format që lejon Romën që paguajn koston për dy vjet, duke arritur 18-20 milionë euro, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Genoa gjithashtu duhet të marrë një përqindje të çdo pagese të ardhshme transferimi nëse Shomurodov do të largohej nga Stadiumi Olimpico.
Reprezentuesi Uzbekistan bëri debutimin e tij në Serie A sezonin e kaluar, duke bërë përshtypje me tetë gola dhe një asistim në 31 ndeshjet kryesore, shumë prej ndeshje ishin prej stolit.
Ai mbushi 26 vjeç muajin e kaluar dhe është kryesisht një qendërsulmues, edhe pse ai gjithashtu mund të luajë në pozitat e tjera të sulmit.
Genoa e mori atë nga klubi rus Rostov në tetor 2020 për 7.5 milionë euro, kështu që vlera e tij e transferimit është dyfishuar në një vit.
Shomurodov bëri një fotografi me trajnerin Jose Mourinho në Moskë në vitin 2019 dhe tifozët e Romës e panë atë në Instagramin e tij.