Lajmet e fundit

Momente të frikshme janë parë në Australi, kur një fëmijë i cili raportohet të jetë katërvjeçar, rrezikoi jetën e tij duke ngecur në mes të binarëve të një treni.
Kur ai dhe gjyshërit e tij po bëheshin gati të futeshin në trenin i cili kishte destinacion Sydneyn, vogëlushit i rrëshqet këmba e tij pikërisht në momentin kur treni do nisej, përcjellë Klan Kosova.
Fatkeqësisht kur gjyshi kërkon ndihmën e të tjerëve për ta shpëtuar nipin e tij, askush nuk i përgjigjej thirrjes së tij.
Si përfundim e vetmja zgjidhje doli të jetë veprimi i gjyshit i cili zbriti poshtë tunelit dhe shpëtoi nipin e tij, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.