Lajmet e fundit

Një përleshje fizike ka ndodhur në Londër pasi një 13 vjeçare është sulmuar rëndë nga një mike e saj.
Videoja tronditëse e cila është publikuar nga nëna e viktimës, tregon 13 vjeçaren e cila kapet nga flokët e saj duke u hedhur në dysheme, nga shoqja e saj e cila ishte e shoqëruar me një bandë adoleshentesh, njofton Klan Kosova.
Një nga sulmueset gjithashtu mund të dëgjohet duke i thënë viktimës ''je një bushtër…''
Mamaja e viktimës tha se vajzat që sulmuan vajzën e saj e kishin bërë atë më parë dhe i kishin kërcënuar njerëzit e tjerë në mediat sociale.
Sipas raportimeve ngjarja kishte ndodhur pranë një klubi të futbollit.