Ozempiku është një ilaç për të rriturit me diabet të Tipit 2 që së bashku me dietën dhe stërvitjen, mund të përmirësojnë sheqerin në gjak dhe zvogëlojnë rrezikun e ngjarjeve të mëdha kardiovaskulare si sulmin në tru e në zemër ose vdekjen.
Ani pse nuk është krijuar për humbje peshe, ky ilaç po përdoret pikërisht për këtë, transmeton Klankosova.tv.
Në emisionin "Shoqet" në Klan Kosova, gazetarja Arbreshë Uka thotë se ozempiku abuzohet edhe në Kosovë, madje edhe nga ana farmaceutike.
"Ozempiku abuzohet në Kosovë, fatkeqësisht, kemi abuzim edhe nga ana farmaceutike, por kemi pa përjashtuar këtu edhe profesionistët e fushës që përshkruhet në mënyrën 'hajt se ndoshta edhe te ti ka me funksionu'", u shpreh kështu gazetarja.
https://www.youtube.com/watch?v=F_e7kvQ2DJ0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.