Një familje australiane që kishte dalë për piknik në Queensland, përfundoi duke thirrur një specialist të zvarranikëve për ndihmë, kur u kthyen në makinën e tyre dhe gjetën një piton të varur në pasqyrën brenda.
Josh Castle, drejtor i “Brisbane North Snake Catcher”, tha se një nga kapësit e tij të zvarranikëve zbuloi se gjarpri me sa duket kishte rrëshqitur në automjet përmes një dritareje që ishte lënë e hapur.
Castle ndau foto të skenës së pazakontë në faqen e kompanisë së tij në Facebook. Duke thënë se ishte një nga vendet më të pazakonta që telefonuesit kanë gjetur gjarpërinjtë, përcjell Klankosova.tv
"Unë i kam nxjerrë gjarpërinj nga mbulesa të makinave dhe gjëra të tilla, gjë që është më e pritshme. Fakti që ishte në të vërtetë në makinë dhe duke u zhytur në diell përmes dritares në pasqyrë është mjaft i çuditshëm”, tha Castle për 7News.
Castle tha se gjarpri, i cili ishte pak më shumë se 4 metra i gjatë, ishte zhvendosur në mënyrë të sigurt.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.