Ambasada e Kosovës në Tiranë, në kuadër të aktiviteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në bashkëpunimin me Akademinë e Filmit "Marubi" ka shfaqur në Tiranë, filmin "Shok".
Ky film është projekti i parë kosovar që ka arritur të nominohet për çmimin Oscar.
Filmi "Shok" sjell tri histori të vërteta, që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
Petriti dhe Oki, janë dy fëmijë, shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës, ndërsa sprovohen kufijtë e miqësisë mes fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar.
https://www.youtube.com/watch?v=17FlAL1zhe8
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.