29.10.2018 · përditësuar para 2816 dite1 min lexim
Ballkoni është hapësira më e këndshme në banesën tuaj. Është vendi ku mund të shijoni ajrin e freskët, edhe pa dalë fare nga shtëpia.
Por kur vjen puna te dekorimi i ballkonit, kjo është një sfidë. Por kur të keni gjetur dizajnin e duhur, ju mund ta shndërroni ballkonin tuaj në vendin më të mrekullueshëm dhe të preferuar të apartamentit tuaj.
Ajo çka është një gjë e mirë është se ka shumë mundësi për dizajnimin e ballkonit tuaj, transmeton Klan Kosova.
Detaje të vogla si tepihë të thurur, fotografi familjare, lule ose mobilje nga druri mund ta bëjnë ballkonin të jetë vendi më i dashur për ju, si për punë, ashtu edhe për relaksim.
Ndërsa nëse nuk harroni detaje të tjera si një tavolinë, disa jastëkë, një shportë për shampanjë ose verë, atëherë keni krijuar një vend fantastik edhe për festa me miqtë tuaj.
Më poshtë po ju sjellim disa nga idetë më interesante për dekorimin e ballkonit tuaj. Lëreni imagjinatën të “shfrenohet”!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.