Lajmet e fundit

Shmangni alkoolin
Shkrirja e yndyrës së barkut ende kërkon disa sakrifica, duke përfshirë uljen e sasisë së alkoolit. Ushqimet e përpunuara stimulojnë procesin e grumbullimit të yndyrës, e cila çon në bark. Për më tepër, sheqeri i rafinuar është një tjetër pengesë në procesin e shkrirjes së yndyrës. Prandaj, duhet t’i shmangni këto produkte.
Zvogëloni përdorimin e kripës
A jeni të vetëdijshëm se marrja e tepërt e kripës çon në mbajtjen e ujit në trupin tuaj? Pra, mos shtoni shumë kripë në ushqimin tuaj, thjesht shmangni kripën sa më shumë që të jetë e mundur!
Konsumoni sa më shumë fruta
Ngrënia e frutave është gjëja më e mirë që mund të bëni! Megjithatë, duhet të jeni tepër të kujdesshëm kur vjen puna te zgjedhja e frutave, pasi jo të gjitha frutat janë të përshtatshme për humbjen e peshës, shkruan femina. Për shembull, konsumi i mollës ose i dardhës mund të kompromentojë procesin e djegies së yndyrnave, meqë ato janë të larta në fruktozë.
Për sa kohë që ju i ndiqni këto këshilla, nuk është nevoja të shqetësoheni për yndyrën tuaj të barkut!