Lajmet e fundit

Milan Skriniar është në bisedime për kontratë të re me Interin, sipas agjentit të tij, Karol Csonto.
Mesfushorit i skadon marrëveshja aktuale më 2022, por agjenti i tij pohon që lojtari dhe klubi tashmë po e shqyrtojnë mundësinë e zgjatjes së kontratës për qendërmbrojtësin.
"Po flasim për këtë", ka thënë Csonto për Tuttomercatoweb.
"Po punojmë në këtë. Është temë me të cilën do të përballemi më intensivisht përgjatë pak muajve të ardhshëm".
"Ai është i lumtur në fanellë zikaltër, po luan mirë, dhe është i vetëdijshëm që janë ca vështierësi në Serie A".
"Interi i ka fituar shtatë lojë me radhë para humbjes me Atalantën. Ai po ia del mirë".