Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është bërë pjesë e pretendentëve për Çmimin e madh të letërsisë, “Booker Prize 2025” me romanin e saj “Misinterpretation”.
Ledia Xhoga është shkrimtarja e dytë shqiptare që nominohet për Booker Prize pas Ismail Kadaresë që e ka fituar çmimin, në vitin e themelimin e tij në 2005, dhe është nominuar po ashtu edhe dy herë të tjera në 2017-n dhe në 2024-n.
Juria do të shpallë listën e ngushtë me 6 finalistët më 23 shtator 2025, ndërsa fituesi i çmimit do të bëhet publik më 10 nëntor në një ceremoni në Londër.
Romani “Misinterpretation”, shqyrton trashëgimitë më të errëta të familjes dhe vendit, si dhe kufirin midis dhembshurisë dhe vetëmbrojtjes, transmeton Klankosova.tv.
Historia është vendosur në qytetin e Nju Jorkut të sotëm, ku një përkthyese shqiptare pranon me ngurrim të punojë me Alfredin, një të mbijetuar torture nga Kosova, gjatë seancave të tij të terapisë. Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj, ajo shpejt përfshihet në ankthet e klientit të saj. Ankthet e Alfredit i zgjojnë kujtimet e saj të varrosura, dhe një përpjekje impulsive për të ndihmuar një poet kurd çon në një takim të rrezikshëm dhe një plan të pamatur.
Ndërsa, vendime të pafat grumbullohen, duke rrezikuar martesën dhe shëndetin mendor të narratores pa emër, ajo ndërmerr një udhëtim spontan për t'u ribashkuar me nënën e saj në Shqipëri, ku jeta e saj në Shtetet e Bashkuara vihet në një dritë të fortë. Kur kthehet për t'u përballur me pasojat e veprimeve të saj, ajo duhet të vërë në dyshim se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo./Klankosova.tv
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.