Ka përtej gjysmë shekulli që shkruan, por asnjë nga botimet e tij me poezi, qoftë edhe romane a publikime tjera nuk i dërgoi për vlerësime dhe kështu nuk morri as edhe një çmim për krijimtarinë e tij.
Por, vlerësimin më të madh që prej 1972-ës kur edhe botoi poezitë e para, Agim Gjakova i morri nga lexuesit dhe kolegët e tij, njofton Klan Kosova.
Andaj, këta të fundit të shtunën i organizuan edhe një tryezë ku veprimtarinë e tij në dy periudhat, atë të komunizmit dhe në demokraci, e cilësuan si thyerje kufijsh të letërsisë.
Sipas studiuesve të letërsisë, Agim Gjakova në veprat e tij ka shpalosur gjithnjë ndjenjat e tij të sinqerta, duke bërë që libri t’i lexojë lexuesit, më shumë se vetë ata librin.
Shkrimtari 83 vjeçar u gjind mes miqsh të cilët ia kujtuan edhe fillimet e vështira si shkrimtar.
Agim Gjakova deri tani ka të publikuara 23 vëllime me shkrime që përfshijnë ngjarjet më kryesore nga Kosova dhe Shqipëria, prandaj të shtunën, vepra e tij u ngrit lartë nga kolegë prej të dyja vendeve.
Kronikë nga Rina Mujku
https://www.youtube.com/watch?v=i2VW4FztJxw&feature=youtu.be
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.