Lajmet e fundit

"Sa i përket ditëlindjes së profesorit, ne jemi duke u përpjekur që t’i nderojmë figurat e mëdha. Në Kosovë ne nuk i nderojmë ata aq sa duhet gjatë kohës sa janë gjallë".
"Ndërsa ne Unioni i Shkrimtarëve përkujdesemi që ta bëjmë këtë".
"Ne e kemi nderuar edhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçin, gjatë kohës kur ai ishte i gjallë".
Sahitaj ka bërë të ditur se nesër rreth orës 11:00 një grup i shkrimtarëve pritet që ta vizitojë profesorin dhe familjen e tij në mënyrë simbolike.
"Nesër rreth orës 11:00 ne planifikojmë që të shkojmë atje dhe ta nderojmë këtë figurë të letërsisë".
Gjithashtu edhe shkrimtari Asllan Qyqalla, ka theksuar se institucionet vendore janë duke bërë pak për personalitetet si akademiku Idriz Ajeti.
"Vërtetë institucionet tona shumë pak bëjnë për personalitet siç është figura e akademikut tonë Idriz Ajeti".
"Andaj neve na duhet t’i kujtojmë ata në mënyrë që të mos harrohen këta persona që i dhanë aq shumë letërsisë".
"Ne duam që ta nderojmë atë dhe ta respektojmë për kontributin e madh që i ka dhënë Kosovës".
klankosova.tv