Lajmet e fundit

Sot, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë u bë promovimi i një numri të librave të shkrimtarëve nga diaspora.
Takimet tradicionale me shkrimtarë nga diaspora i shpalli të hapura Hasan Qyqalla, kryetar i parë i Lidhjes së krijuesve shqiptarë në mërgatë dhe njëherësh krijues nga diaspora.
Me këtë rast, u promovuan këta libra:vëllimi poetik “Kodi i etikës, i autorit NekiLulaj; “Në krahët e ëndrrës”, i autores Fatmire Zenelaj; vëllimi me poezi “Shpirti i fjalës”, i autorit HasanQyqalla; “Aroma e rrugëve me baltë”, i autores Mirvete Elmazi-Mehmeti; “Jehona e Agim Ramadanit, i autorit Gjergj Rrustajt; Antologjia për çlirimtarët Ilaz Kodra e Antigona Sejdiu, i autorit Ajet Shala, e libra të tjerë, transmeton Klan Kosova.