Lajmet e fundit

Autoritetet shëndetësore libaneze thonë se të paktën tetë persona janë vrarë dhe 59 janë plagosur në një sulm izraelit në Bejrut.
Ministria e Shëndetësisë së Libanit nuk dha detaje as mbi identitetin e viktimave, as ndonjë detaje tjetër, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, kryeministri libanez, Najib Mikati tha se sulmi tregon se Izraeli "nuk i jep rëndësi asnjë aspekti humanitar, ligjor apo moral".