Lajmet e fundit

Forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 22 palestinezë gjatë natës në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke përfshirë një gazetar si dhe dy fëmijë, sipas Shoqatës Palestineze të Burgosurve.
Sipas kësaj shoqate, numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori ka shkuar në 7 mijë e 210.
Forcat izraelite kryen bastisje dhe arrestime në shumë zona gjatë natës, duke përfshirë Hebron, Tulkarem, qytetin Beit Furik dhe disa fshatra në verilindje të Jeninit.