Lajmet e fundit

Ka shkuar në 19 numri i oficerëve dhe i civilëve të vrarë nga sulmi me armë zjarri në Dagestan të Rusisë që ndodhi të dielën e javës së kaluar.
Gjithashtu, u vranë gjashtë persona të armatosur. Të paktën gjashtëmbëdhjetë persona u dërguan në spital me lëndime.
Tre ditë zie janë shpallur në Dagestan, një republikë me shumicë myslimane në Rusinë jugore, e cila është fqinje me Çeçeninë.
Sulmet me sa duket të koordinuara kishin në shënjestër qytetet Derbent dhe Makhachkala në festën ortodokse të Rrëshajëve, me një prift ortodoks mes të vrarëve.
Ai u identifikua më vonë nga kreu i Republikës së Dagestanit, Sergei Melikov, si At Nikolai Kotelnikov, i cili kishte shërbyer në Derbent për më shumë se 40 vjet, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Dagestani në të kaluarën ka qenë skenë e sulmeve islamike.
Edhe pse sulmuesit nuk janë identifikuar zyrtarisht, mediat ruse raportuan se mes të armatosurve ishin dy djemtë e kreut të distriktit Sergokalinsky afër Makhachkala, Magomed Omarov, Osman dhe Adil. Z. Omarov që u ndaluan nga policia.