Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e Iranit gjatë natës është rritur në 10, derisa punonjësit e emergjencës në terren vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Gjashtë persona u vranë në qytetin bregdetar qendror të Bat Yam, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt, sipas organizatës izraelite të kërkim-shpëtimit ZAKA, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Katër të tjerë u vranë në qytetin verior palestinezo-izraelit të Tamra, ku u goditën gjithashtu ndërtesa.
Nga ana tjetër, edhe Izraeli po sulmon Iranin, megjithëse raportimet thonë se ende nuk është konfirmuar numri i saktë i viktimave.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.