Lajmet e fundit

Grupi i përfaqësuesve të shkollve të futbollit të Ligës Rajonale të Prishtinës kanë paralajmëruar protestë nëse deri mw 7 gusht nuk do t'u lejohet zhvillimi i aktiviteteve sportive për grupmosha të reja.
Ky paralajmërim ka ardhur pas takimit që përfaqësuesit e shkollave të futbollit kanë zhvilluar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, transmeton Klan Kosova.
Qeveria e Kosovës me rekomandim të Inistutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në vend, ua kishte ndaluar aktivitetet e tyre sportive shkollave të futbollit.