Lajmet e fundit

Pas mbarimit të fjalimit u ndanë shpërblimet.
Ato përfshijnë: Nga 270 euro për mësimdhënësit, 300 euro për drejtorët e shkollave, dhe nga 150 euro për prindërit.
Shpërblimet u ndanë për të gjithë komunat e Kosovës.
Gjithashtu shpërblime pati edhe për komunitetin boshnjak dhe turk.
Në këtë mbrëmje u përzgjodhën edhe tre drejtoritë më të mira të arsimit në Kosovë:
E treta u zgjodh, Drejtoria e Arsimit e komunës së Gjilanit në krye me Nazim Gagica.
E dyta u zgjodh, Drejtoria e Arsimit e komunës së Prizrenit në krye me Xhemile Thaçi- Vezgishi.
E para u zgjodh, Drejtoria e Arsimit e komunës së Gjakovës në krye me Bernard Frrokaj.
Në fund të ndarjes së çmimeve u shpall edhe shkolla më e mirë në organizimin e aktiviteteve të garave të diturisë dhe mendimit kritik.
Shkolla më e mirë u shpall shkolla "Prenk Jakova", nga Gjakova e cila mori edhe shpërblimin prej 10 mijë euro.
