Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Valencias, që ka prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi ka uruar për festën e 28 nëntorit.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka postuar një fotografi ku shihet flamuri kombëtar e të cilin e mbajnë disa të rinj të veshur me fanella të Përfaqësueses së Gjermanisë, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa poshtë kësaj fotografie ka shkruar, “Urime 28 nëntori Dita e Flamurit”.