Lajmet e fundit

Shkodran Mustafi ndodhet në vendlindjen e tij, në Gostivar të Maqedonisë, aty ku zhvilloi edhe ceremoninë e dasmës.
Pasi ka kaluar disa ditë me familjarët e tij, Mustafi i duhet të niset për në Spanjë ku do të bashkohet me ekipin e tij, Valencian.
Ai ka publikuar edhe një foto të veçantë, i rrethuar nga familjarë dhe mbas tyre qëndron flamuri kombëtar.
Ndonëse ka preferuar ta përfaqësojë Gjermaninë, Mustafi shpeshherë flet dhe poston për vendlindjen dhe kombin e tij.