Lajmet e fundit

Ndërsa herën e dytë (pas katër muajsh), ka njoftuar nga Dubai i Emirateve të Bashkuara se ka rezultuar sërish pozitiv në testin që i është bërë atje.
Në një lidhje direkte nga Dubai në Edicionin Special në Klan Kosova, [emision ky ku Shkodran Gajraku është bashkautor me Naile Dema-Selmanin], ai ka treguar se si ka marrë mesazhe nga ana e mjekëve kosovarë të cilët i kanë thënë se një gjë e tillë është e pamundur.
Por Gajraku ka theksuar se mjekët në Dubai i kanë thënë është shumë e mundur dhe se njeriu mund të infektohet sërish me COVID-19 - qoftë edhe pas një muaji.
"Unë kam marrë plotë mesazhe dhe sqarime nga ana e mjekëve nga Kosova të cilët kanë thënë se është e pamundur që të ri-infektohesh për një periudhë kaq të shkurtër".
"Unë s'kam asnjë simptomë, por sipas mjekëve në Dubai, është shumë e mundur që një njëri të infektohet edhe pas dy apo tre javësh".
Më poshtë mund ta ndiqni videon ku Shkodran Gajraku tregon rrjedhën se si ka ndodhur një gjë e tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=_dXHoKKMS3c
klankosova.tv