Kësaj radhe opozita në Shqipëri po proteston në Shkodër.
Kjo protestë u thirr nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, pasi në Shkodër u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dhe një kalimtare e rastit, gjatë një atentati të ndodhur të mërkurën (30 tetor).
Në tubimin e ditës së sotme kanë marrë pjesë qindra qytetarë, të cilët kanë “dënuar” ngjarjet kriminale të ndodhura në Shkodër.
Ajo që vihet re është edhe një numër i lartë pankartash, të cilat protestuesit i kanë vendosur në ambiente të ndryshme të qytetit, raporton A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Po na vrisni”, “qytetnimi asht ma i fortë se krimi”, “Benet, sa për sy e faqe nuk mund të reagosh moj Naçe”, “Shtet dhe krim është e barabartë me shkatërrim”, janë disa prej mesazheve të përcjella përmes pankartave.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se “Shkodra nuk mund t’i nënshtrohet krimit”.
Kjo është protesta e tretë e opozitës, si pjesë e aksionit opozitar të “mosbindjes civile”.
Deputeti i PD-së Flamur Noka, tha se Shkodra sot “është" "djepi” i krimit të organizuar, dhe se “shkaktari i vetëm" "është” kryeministri shqiptar Edi Rama dhe rilindja.
Ai akuzoi policinë për lidhje me krimin edhe u bëri thirrje qytetarëve të ngrihet kundër regjimit.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.