Shkëndija ka shkruar historinë duke e kaluar rundin e dytë të kualifikimeve për Champions League, pas triumfit prej 1:2 në udhëtim te Steua Bucurest.
Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit, ku në minutën e 28-të të takimi ishte Cisotti ai që shënoi pas asistimit të Birligeas.
Por, vetëm pesë minuta më vonë, skuadra tetovare barazoi shifrat në 1-1 me Liridon Latifin, e që ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë, njofton Klankosova.tv.
Pavarësisht tentimeve nga Steua Bucuresti që ta shënonte golin e dytë, një gjë e tillë s’u bë nga skuadra rumune, por u bë nga Shkëndija që në minutën e 88-të, ku Krstevski shënoi për 1-2 dhe e vulosi kalimin në fazën tjetër të kualifikimeve në Champions.
Shkëndija arriti fitore me rezultat të përgjithshëm prej 1-3, ndërsa tashmë e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve në Conference League.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.