Lajmet e fundit

“Nuk është një keqkuptim mushkonjat tërhiqen më shumë nga disa njerëz se nga të tjerët,” tha për AFP Frederic Simard nga Instituti i Kërkimeve për Zhvillim në Francë. Megjithatë, ai shtoi se “nuk jemi të gjithë magnetë gjatë gjithë kohës”.Si e gjejnë mushkonjat njeriun? Mushkonjat femra, të vetmet që pickojnë, pasi kanë nevojë për gjak për riprodhim përdorin disa sinjale për të gjetur njerëzit. Kryesoret janë: dioksidi i karbonit (CO₂) që nxjerrim gjatë frymëmarrjes aroma e trupit nxehtësia dhe lagështia e lëkurës Sipas shkencëtarit suedez Rickard Ignell, CO₂ është sinjali i parë që i orienton mushkonjat nga distanca të mëdha.
“Prej më shumë se 100 vjetësh e dimë që mushkonjat tërhiqen nga CO₂,” tha ai.Kur afrohen në rreth 10 metra, ato fillojnë të dallojnë aromat individuale të trupit, të cilat i ndihmojnë të zgjedhin objektivin. Në distanca më të afërta, temperatura dhe lagështia e lëkurës e forcojnë edhe më shumë tërheqjen. Roli i aromës së lëkurës dhe mikrobiomës Shkencëtarët theksojnë se aroma e lëkurës është një faktor vendimtar. Trupi i njeriut prodhon qindra deri në mijëra përbërje kimike që formojnë një “profil aromatik” unik.
“Është një supë molekulash e prodhuar nga mikrobiota jonë që mund të jetë më ose më pak tërheqëse për mushkonjat".Një substancë që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve është 1-okten-3-ol, i njohur edhe si “alkooli i kërpudhave”, i prodhuar nga zbërthimi i yndyrës së lëkurës. Edhe ndryshime të vogla në këtë përbërje mund të ndikojnë në tërheqjen e mushkonjave. Studime mbi preferencat e mushkonjave Një studim i fundit me mushkonjën "Aedes aegypti" testoi reagimin e insekteve ndaj 42 grave në laborator. Rezultatet treguan se mushkonjat preferonin më shumë disa persona, përfshirë gratë shtatzëna, të cilat prodhonin më shumë përbërje aromatike specifike.