Një ekip shkencëtarësh australianë e kanë zbuluar “bretkosën çokollatë” në pyjet me ultësirë të Guinesë së Re.
"Familjari më i afërt i njohur i "Litoria Mira" është bretkosa jeshile e pemës australiane. Të dy speciet duken të ngjashme, përveç ngjyrës, pasi specia e re zakonisht ka një ngjyrosje të bukur çokollate," tha Paul Oliver, studiues në Qendrën për Shëndetin Planetar dhe Sigurinë Ushqimore i cili përshkroi zbulimin në revistën "Australian Journal of Zoology".
Këtë specie të re të bretkosave, Oliver tha se e kanë emërtuar "Mira", që në latinisht do të thotë "e habitur" ose "e çuditshme".
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.