Lajmet e fundit

Mizat e frutave mund t'ju ndihmojnë shkencëtarëve të zbulojnë sekretin e sëmundjes së Alzheimer.
Instituti i ri për studime të crregullimeve mendore në Universitetin Cardiss, në vlerë prej 20 milionë funte, përfshinë edhe një laborator të mizave.
Hulumtuesit do të studiojnë trurin e këtyre mizave ngase ka ngjashmëri me atë të njeriut.
Mizat e fruteve kanë shumë gjene që janë të ngjashme me ato të njerezve të prekur nga Alzheimer. Turi i tyre përmban 100,000 neurone, përderisa truri i njeriut ka 100 miliardë të tilla. Mirëpo, ngaqë mizat kanë ciklin e jetës prej disa muajsh, shkencetarët mund të percjellin se si plaket truri i tyre në mënyrë më të shpejtë.
Ata gjithashtu do të analizojnë mijëra testime të qelizave që do të nxjerrin të dhëna automatikisht.
