Harrojeni konsumimin e përditshëm të pilulave kontraceptivë.
Shkencëtarët kanë zhvilluar një formë të re për kontrollimin e shtatzënisë - një palë vathë kontraceptivë.
Vathët në fjalë janë të mbushur me hormone sintetike të cilat kalojnë nëpër lëkurën e veshit në sistemin e qarkullimit të gjakut.
Hormonet pastaj veprojnë në të njëjtën mënyrë si ato që gjenden në pilulën kontraceptive - duke parandaluar shtatzëninë.
Ideja është që të përmirësohet besueshmëria tek kontraceptivët, pasi vathët eliminojnë nevojën për të mbajtur mend konsumimin e përditshëm të pilulës.
Detajet e shpikjes nga kimistë në Institutin e Teknologjisë të Gjeorgjisë në SHBA janë të përshkruara në edicionin e fundit të Revistës "Controlled Release".
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.