Sëmundja Alzheimerit mund të parashikohet me gati 100 përqind saktësi pas një përparimi mjekësor, thonë studiuesit.
Studiuesit zhvilluan një metodë e cila mund të parashikojë fillimin e mundshëm të sëmundjes së Alzheimerit nga imazhet e trurit, me një saktësi 99 përqind.
Ajo u zhvillua gjatë analizimit të imazheve MRI, të trurit të 138 pjesëmarrësve të hulumtimit.
Studiuesit po përpiqeshin të trajtonin problemin e analizimit manual të imazheve MRI funksionale, e cila mat aktivitetin e trurit duke zbuluar ndryshimet që lidhen me rrjedhjen e gjakut.
"Sigurisht, ne nuk guxojmë të sugjerojmë që një profesionist mjekësor të mbështetet ndonjëherë në ndonjë algoritëm njëqind përqind”, ka thënë Rytis Maskeliunas, profesor nga Universiteti i Teknologjisë Kaunas, Lituani, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv
Ai tha se algoritmi mund të zhvillohet në softuer, i cili do të analizojë të dhënat e mbledhura nga grupet e cenueshme, ata mbi 65 vjeç, njerëzit me një histori të dëmtimit të trurit, presionit të lartë të gjakut dhe sëmundjeve të tjera.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, sëmundja e Alzheimerit është shkaku më i shpeshtë i demencës, duke kontribuar deri në 70 përqind të rasteve të demencës.
Në mbarë botën, rreth 24 milionë njerëz janë të prekur dhe ky numër pritet të dyfishohet çdo 20 vjet.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.