Toka ka pothuajse një shekull është përcjellë nga një mini-Hënë, dhe shkencëtarët vetëm tani kanë arritur ta zbulojnë.
Një asteroid i vogël ka kohë që sillet rreth orbitës së tokës dhe këtë do të vazhdojë ta bëjë edhe në shekujt në vazhdim, sipas shkencëtarëve, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse ky gur është shumë larg nesh që të cilësohet si një hënë e re, NASA thotë se është mjaftueshëm stabil në atë hapësirë sa të konsiderohet si “shoqëruesi i tokës” apo si një “kuazi-satelit”.
Asteroidi quhet HO3 2016, dhe e mban emrin e vitit në të cilin është zbuluar.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.