Lajmet e fundit

Si duket burrat po bëjnë një gabim të madh në dhomën e gjumit, që mundet edhe t’ua shkatërrojë lidhjen.
Më shumë se gjysma e burrave nuk i përkëdhelin partneret e tyre pas seksit, ose e bëjnë për më pak se pesë minuta.
Përveç se është diçka e vrazhdë, po ashtu mund ta dëmtojë vetëbesimin e një gruaje e po ashtu edhe lidhjen e tyre.
Në këtë konkludim ka ardhur një studim i ri i kryer nga Këshilli i Edukimit Seksual në Kanada dhe po ashtu kompania e kondomëve Trojan, raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.
Në studim, 175 e burrave kanë thënë se kurrë s’i përkëdhelin partneret e tyre pas seksit. Mirëpo një gjë e tillë, është po aq e rëndësishme sa edhe paraloja.
Autori i studimit Robin Milhausen, ka thënë se përkëdheljet pas seksit janë një mënyrë shumë e thjeshtë që burrat mund ta përdorin për t’i qetësuar gratë.
Shkencëtarët kanë thënë se përkëdheljet pas seksit, e rrisin kënaqësinë seksuale të gratë për 30% dhe i bëjnë edhe burrat më të lumtur.