Lajmet e fundit

Sëmundja e Alzheimer do të jetë po aq e menaxhueshme sa HIV brenda 10 vjetëve të ardhshme, kanë deklaruar shkencëtarët fitues të Çmimit Nobel.
Tretmenet e së ardhmes për çrregullimet mentale do të përdoren para se të zhvillohet sëmundja në mënyrë që të parandalojnë simptomat në vend se t'i luftojnë ato.
Ky është një vlerësim i Profesorit Michel Goedert nga Universiteti Cambridge, i cili ishte pjesë e zbulimit të rendësisë së proteinave në zhvillimin e Alzheimer.
“Alzheimer do të shndërrohet në diçka si HIV. Ende është prezente mirëpo do të menaxhohet me tretmene të ndryshme” ka deklaruar Goedert.
Sëmundja e Alzheimer prek rreth 5.5 milionë persona në SHBA dhe 850.000 në Britani.