Lajmet e fundit

Goli i Shkëlzen Gashit ndaj Thun është votuar si më i bukuri i shënuar nga Basel në votimin e organizuar nga Schëeizer Radio und Fernsehen.
“Përdoruesit e SRF-së mendojnë se goli i Shkëlzen Gashit nga një kënd i vështirë kundër Thun-it është goli më i bukur i Basel-it në rrugën drejt titullit të gjashtë rresht”.
Goli i Shkëlzenit mori shumicën e votave 51%. Por, interesant është fakti se edhe si i dyti u votua një gol i tij kundër Arau, që mori 20% të votave.
Vendet 3-5 shkuan për golat e Marcelo Diaz (13%), Breel Embolo (9%) dhe Davide Calla (7%).