Të martën rreth orës 12:10, në Mitrovicën e Veriut, është arrestuar një kosovar nën dyshimin për shqetësimin e një femre kosovare, e cila kishte një urdhër mbrojtës aktiv ndaj tij.
Sipas raportimeve, i dyshuari ka kryer veprën penale duke shkelur urdhrin mbrojtës dhe duke përndjekur viktimën, çka ka shkaktuar shqetësim dhe frikë për sigurinë e saj, transmeton klankosova.tv.
Pas arrestimit nga policia, i dyshuari është marrë në pyetje dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
''Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e cekur duke shqetësuar viktimën femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.