Lajmet e fundit
Argjentinasi është padyshim njeriu i finaleve.

Lionel Messi jo vetëm fiton finalet, por e bën këtë gjë duke shktatërruar kundërshtarët.
Në karrierën e tij tek Barcelona, ylli argjentinas ka luajtur 20 finale, nga të cilat fitimtar ka dalë në 17. Vetëm në tri raste, kundër Real Madridit në Copa del Rey dhe në Superkupën e Spanjës dhe kundër Sevillës në Superkupën e Europës, Messi ka dalë humbës.
Argjentinasi është fans i finaleve, pasi ka shënuar plot 22 gola në to. Po të shikosh këta gola, mënyrat e shënimit janë nga më të ndryshmet: me këmbën e majtë, të djathtë, kokë, gjoks.
Të martën ai luajti edhe një tjetër finale. Sevilla ishte kundërshtar i katalanëve në Superkupën e Europës. Messi shkatërroi skuadrën andaluziane duke shënuar nga dy goditje dënimi dhe tërhequr vëmendjen e mbrojtësve kah vetja, që u jepte hapësirë lojtarëve të tjerë për të shënuar.
Në ndeshje të rëndësishme, Messi shënon gol çdo 100 minuta, ose afërsisht një gol për ndeshje. Ai ka shënuar në shtatë finale radhazi mes vitit 2011 dhe 2013.