10.01.2017 · përditësuar para 3491 dite1 min lexim
Statuja e yllit të Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi, e vendosur në Buenos Aires, është shkatërruar nga disa vandalë të hënë, njofton Klan Kosova.
Kjo statujë që ishte ndërtuar për ta bindur pesë herë fituesin e Topit të Artë që të kthehet të luajë për Argjentinën, pasi njëherë kishte vendosur të pensionohej nga kombëtarja, është gjetur e këputur në mes.
Gjithsesi, zyrtarët në Argjentinë kanë thënë se riparimet veçse kanë filluar.
“Shkatërrimi i statujës së Messit ka qenë një vepër vandalizmi. Punimet për ta riparuar tashmë kanë filluar”, kanë thënë nga qeverisja e kryeqytetit argjentinas.
Kjo statujë është e vendosur në “Paseo de la Gloria”, bashkë me figura të tjera të sportit në Argjentinë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.